SHBA, 28 Qershor NOA - Numri i personave të sëmurë me diabet është dyfishuar në nivel global duke kaluar nga 153 në 347 milionë individë të sëmurë, mbi të gjitha në SHBA, por dhe në Evropë.
Është rezultati i publikuar në revistën Lancet.
Sipas studiuesve, për rreth 70% e rritjes së rasteve është shkak kryesor pleqëria e popullsisë dhe për 30% të rasteve është konsekuencë, stili i gabuar i jetesës.
Diabeti është përgjegjës për vdekjen e rreth 3 milionë vdekjeve për çdo vit.
r.b/NOA