English

Greva bllokon për 48 orë kufirin Maqedoni-Greqi

Shkup, 28 qershor 2011, NOA – Autoritetet kufitare greke në pikën kufitare Evzoni me Maqedoninë prej mesnatës së të hënës kanë hyrë në grevë të përgjithshme që do të zgjasë 48 orë.

Sipas burimeve zyrtare, në grevë do të hyjnë edhe punonjësit e policisë kufitare, shërbimet doganore dhe shërbimet e tjera në kuadër të pikave kufitare.

Gjatë dy ditëve të ardhshme vendkalimi kufitar Bogorodicë – Evzoni do të jetë i mbyllur, ndërkohë që makinat dhe udhëtarët kalimtarë do të lejohen në çdo dy orë, ndërsa ndalohet kalimi i autobusëve dhe kamionëve.

Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet doganore të Maqedonisë kanë ndërmarrë masa që të drejtojnë mjetet e transportit për të shkuar drejt vendkalimeve kufitare “Dojrani i Vjetër” dhe “Mexhitli” me Greqinë.

MPB apelon që të gjithë qytetarët dhe agjencitë turistike gjatë dy ditëve të ardhshme të mos planifikojnë udhëtime në Greqi dhe të respektojnë regjimin e lëvizjes së lirë.

INA/NOA

KOMENTE