Athinë, 28 qershor 2011 NOA- Policia greke ka shpërndarë sot pas mesdite një manifestim në qendër të Athinës, kundër masave anti-krizë. Uniformat blu kanë përdorur gazlotësjellës, ndërsa të rinjtë protestues kanë lëshuar shkopinj dhe shishe kundër policisë në shëshin Sintagma.
Sot dhe nesër Greqia do të jetë e paralizuar nga greva e pare 48 orëshe, të iniciuara nga dy sindikatat më të mëdha, Adedy dhe Gsee, që përfaqësojnë punonjës të sektorit publik dhe të atij privat.
Greva ka shkaktuar probleme në pikat hyrëse të vendit, ndërkohë që problem mbetet edhe lëvizja e turistëve, shumë prej të cilëva kanë ngritur “strehë” pranë porteve, në pritje të lëvizjes së trageteve për në vendet e tyre.
a.q/NOA/ANSA