E martë, 28 qershor 2011, NOA- “Nuk kam dyshim për pafajësinë e tij, por jam e shqetësuar gjithsesi. Besoj tek ai më shumë se kurrë”, është shprehur për një gazetare Anne Sinclair, bashkëshortja e Domenik Shtraus Khan, ish-kreut të FMN.
Deklarata e saj është dhënë vetëm pak ditë pas arrestimit të të shoqit dhe siç raporton ANSA, konfidenca e saj u raportua në një biografi të titulluar, “Le Roman vrai de Dominique Strauss-Kahn”, e gazetares Michel Taubmann e cila pritet të dalë në shitje të enjten në Francë.
a.y/NOA