Tiranë, 28 qershor 2011, NOA- Gjatë pasdites së sotme Ministri i Jashtëm Shqiptar Edmond Haxhinasto ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Avigdor Lieberman.
Në konferencën e përbashkët për mediat Haxhinasto i vlerësoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin si marrëdhënie të mira, duke shtuar se ato do të zgjerohen më tej.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë të mira, dhe ato do të vijojnë të thellohen më tej në saj të bashkëpunimit ekonomik i cili do të vij duke u zgjeruar si dhe me shkëmbimin e operatorëve turistikë’, u shpreh Haxhinasto.
Nga ana e tij Lieberman theksoi po ashtu si homologu i tij, nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke shtuar gjithashtu edhe nevojën për bashkëpunimin në fushën energjetike dhe të bujqësisë.
Sakaq ministri izraelit veçoi faktin se do përmbyllen edhe disa marrëveshje ekonomike të cilat do ndihmojnë të dyja vendet.
I pyetur nga gazetarët se kur do e njohë Izraeli pavarësinë e Kosovës, Lieberman u shpreh se menjëherë sapo ta njohë Spanja.
a.y/NOA