Milano, 28 qershor 2011 NOA- Megjithëse ishte i sëmurë, nuk hoqi dorë nga detyra e tij si kardiolog dhe të shpëtojë një tjetër jetë në spitalin ku punonte.
Por, këtë herë ishte zemra e tij që nuk ia doli dot.
Vincenzo Capacchione, kardiokirurg pranë spitalit rajonal të Milanos, 49 vjeç, vdiq pak minuta pasi kishte bërë ndërhyrjen e tij të fundit kirurgjikale tek një pacient që vuante nga zemra.
Mjeku, sipas kolegëve të tij në spital, ishte në shtëpi për shkak të gjendjes gripale, por një urgjencë e një pacientë e bëri atë të dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më.
a.q/NOA