Tiranë, 28 qershor 2011, NOA- (Update) Lidhur me kërkesën ankimore të socialistëve për kundërshtimin e rezultatit të fituesit dhe për pavlefshmërinë e votimit në kryeqytet, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti theksoi se selia rozë e ka humbur afatin ligjor për ankimim.
Sipas tij, nuk është KQZ organi që duhet të shqyrtojë ankimimin e rezultatit duke shtuar se kërkesa e socialistëve nuk është e bazuar as në ligj dhe as në Kodin Zgjedhor.
Ai tha se me këtë kërkesë ankimore pavlefshmëria e kërkuar ka humbur afatin kohor.
Më tej Kosovrasti theksoi se disakordanca e votave është 367 dhe jo 870 siç pretendohet nga opozita dhe përfaqësuesit e saj.
a.y/NOA