E martë, 28 qershor 2011, NOA- Ministria Franceze e Financave Kristine Lagarde është emëruar shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u bërë kështu e para grua që merr këtë post.
Përballë saj në këtë garë ishte meksikani Agustin Karst, i cili mori një mbështetje më të ulët se Lagarde, ndonëse sipas një deklarate të dalë nga FMN të dy kandidatët ishin të mirëkualifikuar.
Emërimi i Lagarde, vjen pas largimit nga ky post të ish-kreut të FMN, Domenik Shtraus Kahn, pas përfshirjes së tij në një skandal seksual ku akuzohej se kishte ngacmuar një kameriere në New York.
a.y/NOA