SHBA, 28 Qershor NOA - Vetmi, mërzi... një banjë e nxehtë e largon menjëherë…
Është një hipotezë e cila mbështetet nga studiuesit e Yale University.
Nëse ka një mënyrë për të luftuar qëndrimin vetëm është ai i një vaske të mbushur plot me ujë të nxehtë.
Sigurisht që duhet të futeni brenda.
Studimi i publikuar në revistën Emotion, ka parë të përfshirë 400 vullnetarë nga mosha 18 deri në 65 vjeç, të cilëve i është dashur të shkruajnë në ditarin e tyre sensacionet para dhe pasi janë futur në vaskë.
Në këtë mënyrë u arrit në përfundimin se një banjë e nxehtë është mënyra më e mirë për të luftuar vetminë, krahas lodhjes fizike.
r.b/NOA