English

Maqedoni, së shpejti qeveria e re

Shkup, 28 qershor 2011, NOA - Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov pritet t’i dorëzojë sot liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mandatin për formimin e Qeverisë re.

Lideri i VMRO-DPMNE-së do të marrë për herë të parë mandatin për të formuar koalicione qeveritare, pas fitores së tre mandateve zgjedhore në Maqedoni, dy prej të cilave ishin të parakohshme, nga zgjedhjet e parakohshme të vitit 2008 dhe ato të 5 qershorit të këtij viti.

Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë kohë që të dorëzojë në Kuvend emrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe programin e qeverisë së re.

Mandej i takon Kuvendit të miratojë qeverinë me shumicë votash.

Seancën e Parlamentit për zgjedhjen e Qeverisë, kryekuvendari do të duhet ta thërrasë brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë dhe programit.

Parlamenti duhet ta miratojë Qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht 123 deputetë.

Sipas afateve të parashikuara, afati më i fundit që Maqedonia pritet të ketë Qeverinë e re është jo më vonë se data 10 gusht.

INA/NOA

KOMENTE