Tiranë, 28 qershor 2011, NOA- (Update) Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi lidhur me kërkesën për rrëzimin e ankesës së socialistëve nga ky komision, u shpreh duke thënë se nuk është i drejtë.
Sipas saj ankimimi i Partisë Socialiste është bërë brenda afatit ligjor, duke thënë se të dy kërkesat plotësojnë nenin 130 të kodit Zgjedhor dhe duke plotësuar këtë nen, KQZ është e detyruar të shqyrtojë kërkesën e bërë nga socialistët.
Në të njëjtën linjë qëndruan edhe anëtarët e tjerë të selisë rozë në këtë komision, duke ngulmuar në ligjshmërinë e aktit dhe caktimin e një seance për shqyrtimin e tij.
Ndërsa nga ana e tyre përfaqësuesit demokrat me në krye kryetarin e komisionit Arben Ristani u shprehën kundër këtyre pretendimeve duke theksuar se rrëzimi e çështjes duhet bërë për dy arsye, mungesë kompetence nga ana e KQZ dhe ezaurimin e afatit ligjor të ankimimit.
a.y/NOA