Ankara, 28 qershor, NOA/ Eglantina Nasi – “Shqipëria, peng i politikanëve të saj”, është titulli i një artikulli të posaçëm që prestigjiozia turke, “Today Zaman”, u ka dedikuar zhvillimeve aktuale në vendin tonë.
I shkruar nga Amanda Paul, ai nis me citimin se “Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, nuk ka qenë aspak një vend i këndshëm: Një shtet fortesë ku dënimi me vdekje është përdorur rregullisht kundër armiqve të komunizmit pa një mendim të dytë”.
Duke shtuar se sot Shqipëria është ende larg nga një vend i përsosur, megjithë progresin e konsiderueshëm që ajo ka bërë me reforma të cilat kanë bërë të mundur që ajo të bëhet anëtare e NATO-s dhe të përparojnë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe heqjen e vizave me Evropën në dhjetor 2010.
”Shqipëria ishte e fundit nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore që filloi reformat demokratike dhe të tregut të lirë, madje edhe atëherë ajo i ka filluar ato nga një pozitë e pafavorshme për shkak të politikave të tmerrshme ekonomike të kohës së Hoxhës.
Sot, Shqipëria ende mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë me të ardhura vjetore për frymë prej 4,200 $ në vitin 2009 me papunësi të lartë të mbetur rreth 13 për qind. Kurse infrastruktura joefikase dhe korrupsioni pandemik vazhdon të frenojë investitorët e huaj”, citon më tej artikulli në fjalë.
Duke vijuar me fakte të tjera rreth vendi tonë, si ai që pothuajse 60 përqind e fuqisë punëtore është e punësuar në sektorin bujqësor, edhe pse industritë e ndërtimit dhe shërbimeve kanë qenë duke zgjeruar kohët e fundit. “Megjithatë, Shqipëria është vetëm një nga disa vende evropiane në rajon që nuk u goditën keq nga kriza ekonomike.
Ndërsa remitancat nga numri i madh i shtetasve shqiptarë jashtë shtetit kanë rënë dhe mjaft emigrantë janë kthyer në shtëpi, nga recesioni shkatërrues në Greqi.
”Megjithatë, ndërsa aspektet më brutale të trashëgimisë së errët të Hoxhës janë zhdukur, ka ende disa gjurmë që kanë mbetur. Konkrerisht, politika intolerante, mungesa e sundimit të ligjit dhe një mospërfillje në dukje për mirëqenien e popullit.
Në fakt, shprehja "bllokimi politik" është diçka që shqiptarët duket se janë shumë të njohur.
Zgjedhjet e fundit, më 8 Maj 2009, gjithashtu u shndërruan në një katastrofë me periudhën pas-zgjedhore duke u quajtur një nga më të këqijatnë 20 vitet e fundit dhe me rezultatin e njollosur nga një mosmarrëveshje në lidhje me numërimin e votave në dy qytete kryesore: Tiranë dhe Durrës”, vijojnë notat kritike ndaj zhvillimeve politike në vendin tonë.
Duke shtuar se partitë kryesore politike të vendit janë ende duke shkëmbyer akuzat, dhe rasti në fjalë, është kthyer në një betejë ligjore, ndërsa vendimi përfundimtar se kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, është ende i pazgjidhura.
“Thelbi i krizës është se socialistët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për zgjedhjet parlamentare 2009, të cilat i konsiderojnë si të manipuluara.
Anulimi i vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso në maj, ishte një sinjal i qartë i pakënaqësisë së BE-së në lidhje me bllokimin politik të tanishëm dhe implikimet e tij për integrimin e Shqipërisë. Korrupsioni dhe aktivitetet e bandave mafioze kriminale gjithashtu mbeten një problem serioz, ashtu si edhe liria e medias.
Freedom House e rendit Shqipërinë në të njëjtin nivel si Gambia, "pjesërisht e lirë". Kurse “Transparency International Albania” e rendit në vendin e 95-të”, pohon gazetarja Amanda Paul.
Sipas saj, “megjithatë, e ardhmja e Shqipërisë, së bashku me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të jetë përfundimisht si pjesë e BE-së.
Dhe se “anëtarësimi është ende shumë vite larg”.
“Kjo është një histori e trishtuar, sepse nëse Shqipëria nuk do të kishte kaluar aq shumë kohë në bllokim politik, me politikanët e vendit që luftojnë me njëri-tjetrin, ajo mund të kishte qenë një vend përfitues i statusit të vendit kandidat.
Ata kanë nevojë për t'i dhënë fund bllokimit dhe të vijojnë reformat e mëtejshme, veçanërisht për sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si edhe zhvillimin e lirisë së medias dhe të pronës, e të drejtave të pakicave.
Shqipëria ka një potencial të mahnitshëm.
Kjo është falë pozitës gjeo-strategjike, që do të thotë se ka potencial të bëhet një qendër rajonale e energjisë.
Shqipëria nuk ka burime të gazit që ka një kapacitet 7 miliard BCM për ruajtje të gazit duke e bërë atë një qendër të mundshme për të shpërndarjes së energjisë në rajon.
Vendi ka parë edhe një bum në turizëm: Me malet e saj të bukur që i pëlqen ta quajë veten si Zvicra e Ballkanit, vetëm nga deti.
Por për fat të keq, sjellja e prapambetur e elitave politike, po pengon zhvillimin e Shqipërisë.
Të dyja palët duhet të zbusin retorikën e tyre dhe të mësojnë për të bashkëpunuar për hir të së ardhmes së vendit.
Sepse nëse demokracia nuk është në gjendje të funksionojë, do të ketë pasoja serioze edhe për perspektivën evropiane e saj të integrimit dhe për stabilitetin afatgjatë”, përfundon artikulli i “Today Zaman”.
n.e/NOA