Korçë, 28 qershor 2011 NOA- Lirjet Hanelli dhe Hysen Bregu po udhëtonin drejt Greqisë në momentin kur janë pikasur nga policia. Operacioni i koduar “Mulliri” i ka çuar dy “udhëtarët” në prangat e policisë, pasi janë kapur me 5 kg kanabis sativa, me destinacion Greqinë. Drejtori i policisë së qarkut të Korçës në një konferencë për median tha se arrestimi u bë pranë doganës së Kapshticës, në momentin kur dy personat po bëheshin gati për të kaluar në tokën greke.
a.q/NOA