English

Një shqiptar zhduket mistershëm Klinë, flet djali: Kishte 40 mijë euro me vete

Klinë, 28 Qershor 2011 NOA – Zhdukje e mistershme për një burrë në moshë të thyer në Klinë, pasi nuk gjendet prej tre ditësh dhe familja e tij është në merak për fatin e të atit.

Djali i 64-vjeçarit të zhdukur, shqiptar nga fshati Doberdol, në Klinë ka denoncuar në policinë lokale se më 25 qershor 2011 në orën 09:00 babai i tij i moshës 64 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Djali i shqetësuar ka deponuar në polici te sektori i hetimit të krimit ndaj personit, se i ati i tij është pensionist i Gjermanisë dhe me vete ka pasur afro 40.000 euro.

Policia tha se të gjitha pistat mbeten të hapura në këtë ngjarje, por refuzoi të konfirmojë ndonjë prej tyre si më të mundshme.

a.b/NOA

KOMENTE