Tiranë, 29 qershor 2011 - Ne vendin tone dita e Mërkurë parashihet të nisë me kthjellime dhe vranesira te lehta ne Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare ndersa kthjellime dhe vranesira te dendura do te kete ne zonat malore te vendit.
Sipas MeteoAlb, gjatë pjeses se dyte te dites parashikohet shtim i vranesirave ne te gjithe vendit ku ne zonat malore do te gjenerohen shira me intensitet te dobet, kryesisht ne juglindje te territorit.
Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen nga zonat malore dhe per pasoje moti i kthjellet do te jete dominues ne te gjithe vendin.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim veriperendimor duke gjeneruar ne Adriatik dhe Jon dallgezim 2 balle.
Europa
Neser, kalimi i nje fronti te ftohte nga Europa perendimore drejt Europes veriore do te sjelle shtim te vranesirave ne nje pjese te Europes qendrore dhe Veriperendimore.
Problematike do te paraqitet situata ne Norvegji pasi shirat do te jene ne forme rrebeshi dhe do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh.
Ndersa zhvillimi i nje qendre te presionit te ulet atmosferik mbi Detin e zi shoqeruar me nje front te ngrohte dhe nje front te ftohte te zhvendosur ne lindje do te kushtezojne mot te pa qendrushem ne Europen Lindore dhe juglindore.
Sakaq, me kthjellime dhe vransira kalimtare do te karakterizohet Europa Verilindore, nje pjese e Europes qendrore, Europa jugperendimore dhe Rajoni i Mesdheut.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani Lindor do te rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe ere te forte;
Juglindja e kontinentit rrezikon shira intensive dhe stuhi te forta ere.
Norvegjia do te mbetet me temperatura te ulëta dhe rrebeshe shiu.
e.t/NOA