English

Parlamenti, vendimi i Topallit: Të nisë gjithçka nga e para

Tiranë, 28 qershor 2011 NOA- Jeta parlamentare në Shqipëri do të nisë të studiohet nga e para. Vendimi është marrë nga byroja kuvendore, me praninë vetëm të përfaqësuesve të mazhorancës. Në njoftimin shpërndarë medias, zyra e shtypit e Kuvendit ka publikuar vendimin, sipas të cilit miratohet krijimi i një grupi historianësh dhe juristësh për përcaktimin e fillimit të historikut të parlamentarizmit të shtetit shqiptar.

Sipas vendimit, që mban firmën e kryeparlamentares, Jozefina Topalli, grupi i historianëve dhe juristeve në bazë të përcaktimit të fillimit të parlamentarizmit do të bëjë edhe rillogaritjen e numrit të legjislaturave. Ai do të përbëhet nga anëtarë, të cilët duhet të jenëhistorianë dhe juristë të shquar dhe me një përvojë të gjatë akademike.

Grupi do të zhvillojë veprimtarinë e tij pranë Kuvendit të Shqipërisë, do t'i sigurohet bashkëpunim i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave apo institucione të tjera si dhe, do të asistohet nga stafi i Kuvendit.

a.q/NOA

KOMENTE