English

Pollo: Ligji për regjistrimin mbi fenë dhe etninë, në vjeshtë

Tiranë, 28 qershor 2011 NOA- Ministri për Inovacionin dhe TIK Genc Pollo ka sqaruar për gazetrët veçoritë e vendimit të miratuar në mesditë nga kuvendi lidhur me regjistrimin e popullsisë. Pollo pohoi se “Projektligji, që u përfshi sot, në kalendarin e Kuvendit, është një përmirësim i ligjit të vitit 2000 për Censusin. Sipas ligjit të vitit 2000, kushtëzohet që të dhënat e Censusit, pra të dhënat që vilen me anketim, të hidhen në Regjistrin Civil dhe të marrin forcë ligjore. Sot kjo gjë, jo vetëm është e tejkaluar, por është edhe e dëmshme nëse do të zbatohet”.

Sipas anëtarit të kabinetit qeveritar, lidhja Census–Regjistër abrogohet me projektligjin e sotëm. Të dhënat e vjelura nga censusi do të kenë vetëm kuptim statistikor dhe nuk mund të lidhen me identitetin e personit apo të banesës.

“Projektligji parashikon edhe një gjobë prej 1 milionë lekë për këdo që shkel normat ligjore apo për cilindo që bën deklaratë të rremë në procesin e censusit.

Spekulimet që kanë bërë personazhe të ndryshëm, me natyrën dhe përmbajtjen e këtij projektligji janë thjesht të pavërteta”, ka përfunduar sqarimin e tij ministri Pollo, nismëtar për të kaluar pr/ligjin me procedurë të përshpejtuar në parlament.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Anizel15:16 - 28 Qershor 2011
    ...qeshni mbase u bie ndonje infakt dhe të ngeleni top.....se ai ligj u mbeti juve...për të diskutuar....s'keni turp
  • Alban Memushi15:02 - 28 Qershor 2011
    Qeshni o te pacipt qeshni o tradhetare, populli shqiptar e ka bere te qart nje dite kini per te kaluar ne litar .