SHBA, 28 Qershor NOA - Sapo kishte kontrolluar biletën e lotarisë “Stacks of Cash”, kur e kuptoi se kishte vetëm një pikë.
Ishte duke e hedhur në mbeturina këtë biletë nga e cila fitonte 200 mijë dollarë, por për fat të mirë u ndal në kohën e duhur.
Kur e gërvishti pikën munguese zbuloi një 7, numër që e bëri të fitonte 200 mijë dollarë. Apo ishte një 1?
Nuk arriti dot të shikonte qartë dhe për këtë arsye shkoi në dritën e fortë të banjës së tij për të parë 7, por ende nuk ishte i sigurt.
Më pas shkoi menjëherë në pikën në të cilën kishte blerë këtë biletë ku shitësi konfirmoi se ajo ishte fituese.
Gjithçka ka ndodhur në Rock Hill, në jug të Karolinës.
Gjëja e parë që u bë nga fituesi ishte lajmërimi i mamasë së tij.
“Isha pak i nervozuar dhe nuk doja që e njëjta gjë të ndodhte me ime më – deklaroi fituesi – dhe për këtë arsye u sigurova që ajo ishte e ulur dhe presioni i gjakut të saj ishte në rregull. Më pas i përcolla dhe lajmin”.
Tashmë mund të themi se i vetmi shqetësim që i ka mbetur është mënyra se si do të shpenzojë këtë sasi të majme parash.
r.b/NOA