English

Rumania: Autostradat e Shqipërisë, sa pamje të mahnitshme që kanë (VIDEO)

Bukuresht, 28 qershor, NOA - Imazhet që fal ndërtimi i autostradave të reja në Shqipëri, janë konsideruar vërtet të mahnitshme nga mediat rumune.

Sipas tyre, ato kanë një cilësi dhe pamje vërtet të mahnitshme dhe nuk krahasohen me të tjerat që janë ndërtuar deri tani në Ballkan.

Madje ato nuk denjojnë që t’i krahasojnë ato me autostradat që po ndërtohen në Rumani, e të thonë se janë më cilësore dhe me kosto më të ulët.

Duke iu referuar konkretisht, autostradës Durrës-Kukës, e cila cilësohet si “Rruga e Kombit”, gazeta “Capital” pohon se ajo ka kushtuar në fakt, më pak sesa Rumania ka kërkuar nga e njëjta kompani që e ndërtoi atë, “Bechtel”, për autostradën e Transilvanisë.

”Shtrirja e autostradës më të re, e cila përfundoi pas rreth një viti e gjysmë, e njohur si Korridori Durrës-Kukës, është ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, me kosto totale prej thuajse një miliard euro”, citon artikulli në fjalë.

Shoqëruar edhe me një video përkatëse nga rruga Durrës-Kukës, artikulli vlerëson mënyrën si ajo është ndërtuar. n.e/NOA

144

KOMENTE