E martë, 28 qershor 2011, NOA- Gratë Indiane janë më të stresuarat në botë, të ndjekura nga Meksikanet dhe nga Ruset.
Ky fakt është bërë i ditur nga sondazhi “Nielsen” i zhvilluar në 21 vende të botës, dhe i publikuar gjatë ditës së sotme.
Mbi 87% e femrave Indiane janë shprehur se ndihen të stresuara dhe 82% e tyre kanë thënë se nuk kanë kohë që të çlodhen.
Në vend të dytë vijnë femrat Meksikane, me 74% dhe në vend të tretë vijnë Ruset me 69%.
Ndërsa në radhën e vendeve të zhvilluara më të stresuarat janë Spanjollet me 66% dhe Francezet me 65%, të ndjekura nga Amerikanet me 53%.
a.y/NOA