English

Votimi në Kuvend, Becaj: Mos vononi emërimet në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 28 qershor 2011 NOA- Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, deklarohet e shqetësuar për vonesat në emërimin e gjyqtarëve të rinj në gjykatën që ajo drejton.

një deklaratë për median, Becaj thekson se “ Në gjykatën e Lartë për një kohë të gjatë po lihen vendet vakante të gjyqtarëve, të cilëve, u ka mbaruar mandati. Kjo situatë është e rëndë dhe aspak normale, pasi këtu gjykohen çështje të rëndësishme dhe delikate.”

Kryetarja ka kërkuar vlerësim maximal për Gjykatën e Lartë dhe më shumë përgjegjësi në emërimin e emrave të rinj të trupës gjykuese.

Deklaratat, kryetarja e Gjykatës së Lartë, i bëri pas betimit të dy anëtarëve, të miratuar një javë më parë nga Kuvendi, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi.

a.q/NOA

KOMENTE