Torino, 29 Qershor NOA - “Kontaktet me Juventusin janë konstante, Aguero kërkon të transferohet në një klub të madh dhe skuadra e bardhë e zinjve është e tillë. E njohim politikën e rinovimit që po kryhet në Torino dhe nuk ka asnjë vështirësi për të arritur akordin” këto kanë qenë fjalët e përcjella nga siti “As”, nga Bruno Satin, i cili drejton interesat e lojtarit në fjalë.
“Mundësia që Aguero të veshë bluzën e Juventusit është konkrete”, - ka shtuar Satin. Tani me sa duket pritet vetëm mbërritja në Madrid e Marottës.
r.b/NOA