Tiranë, 29 qershor 2011, NOA – Forcat speciale të RENEA-s kanë arrestuar paraditen e sotme autorin kryesor të vrasjes së 32-vjeçarit Nadien Zeneli, në një lokal në zonën e ish-bllokut mbrëmjen e 13 qershorit.
Vrasësi i Zenelit u arrestua në një operacion të fshehtë dhe emri i tij nuk identifikohet për shkak se janë në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij në vrasje.
Nadien Zeneli u vra për hakmarrje në një nga lokalet e populluara në zonën e ish-bllokut, kur ai ishte bashkë me dy miq të tij dhe dy vajza.
Dy miqtë e tij Tafa Mandri dhe Bledar Miha të dy të plagosur dëshmuan se një person erdhi e u afrua në tavolinën e tyre dhe qëlloi pesë herë mbi Nadien Zenelin, i cili vdiq pas plagëve të rënda të marra.
Pas kapjes së autorit kryesor të vrasjes së tij, forcat speciale të RENEA-s dhe policia e kryeqytetit janë vënë në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të krimit. Vijon...
mit/NOA