English

Braçe i shkruan Ramës: Heshtja e PS bëhet faj, por jo flori

Tiranë, 29 qershor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me anë të një letër publike, drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ngre shqetësimin për zhvillimet e fundit politike në vend. Duke renditur një sërë ngjarjes dhe vendimesh të qeverisë, Braçe kërkon nga Rama një angazhim më të madh të Partisë Socialiste dhe mos heshtjen për problemet që shqetësojnë qytetarët. Privatizimi i INSIG, ndërtimi i Kuvendit të Ri, emërim i gjyqtarëve në gjykatat kryesore, rishikimi i buxhetit, e shumë çështje të tjera cilësohen nga deputeti socialist si probleme themelore që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve. Ai shton se PS ka përgjegjësi për gjithë qytetarët. Përgjegjësi, që sipas tij, është edhe më e madhe pas zgjedhjeve të tetë majit.

“Ne po heshtim dhe kjo nuk është zgjidhje. Dje, nga Partia Socialiste dëgjova një deklarate të stërbërë muajin e fundit. Duket sikur qarkullon ditë pas dite i njëjti tekst, por në folës të ndryshëm. Ne nuk duhet të bëjmë këtë! Nuk vlen më! Ne duhet të marrim përgjegjësinë që na dhanë shqiptarët me votë me 8 maj. Ne duhet të veprojmë. Kudo!”, shprehet Braçe në letrën e tij publike dërguar për kreun e PS-së, Edi Rama.

Më poshtë letra e plotë e deputetit, Erion Braçe për kreun e PS, Edi Rama

Leter publike kryetarit tim Edi RAMA

Ne shtate ditet e fundit kam shenuar: 1.Kuvendi I Shqiperise i ktheu mbrapsht Presidentit te Republikes tre dekrete me te cilet emeroheshin tre gjykates ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, ndersa nje te katert e miratoi ne “Seance Plenare”.

Kuvendi njoftoi se vendosi keshtu pas nje vendimi te Gjykates Kushtetuese. Presidenti kish nxjerre dekretet pasi kater gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese u kish mbaruar mandati. Gjykata Kushtetuese gjykoi kerkesen e nje grupi deputetesh te mazhorances se Sali Berishes te cilet prej dy vitesh refuzojne dekretet e Presidentit. Ata, qellimisht kane krijuar nje anomali te rende ne funksionimin kushtetues te Gjykates me te larte ne vend.

Ne te vertete, Vendimi I Gjykates Kushtetuese ne interpretim te nenit 125/3 te Kushtetuetes thote:

1. Parashikimi I nenit 125/3 te Kushtetutes perben nje parim organizativ, I bazuar ne vecorite specifike te procesit kushtetues dhe qe ka per qellim ruajtjen ne perberjen e Gjykates Kushtetuese te nje shumice prej dy te tretave te anetareve ne detyre, duke bere te mundur krijimin e nje pervoje juridike te posacme ne fushen e gjykimit kushtetues. Kjo pervoje e perftuar nga Gjykata, duke qene se ka nje ndikim te drejtperdrejte ne cilesine e vendimmarrjes se saj, konsiderohet nje vlere e mbrojtur nga Kushtetuta.

2. Gjetja dhe zbatimi I nje mekanizmi te pershtatshem, per te respektuar nenin 125/3 te Kushtetutes eshte kompetence e ligjvenesit kushtetues.

Ky vendim eshte perfundimtar, I formes se prere dhe hyn ne fuqi diten e botimit ne Fletoren Zyrtare”.

Ne Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise, neni 87 “Zbatimi I vendimeve te Gjykates Kushtetuese thuhet:

“1. Vendimet e Gjykates Kushtetuese merren ne shqyrtim nga Keshilli per Legjislacionin menjehere pas botimit ne Fletoren Zyrtare”.

Vendimi I Gjykates Kushtetuese nuk eshte botuar as sot ne Fletoren Zyrtare. Por me e rendesishmja eshte qe vendimi I Gjykates Kushtetuese nuk ishte botuar as nje jave me pare! Do te thote qe ai vendim nuk ka hyre ende ne fuqi.

Kuvendi ka “zbatuar” nje vendim qe nuk ka hyre ne fuqi!!

Kuvendi I Shqiperise I ka kryer te gjitha veprimet e tij ne kundershtim me Kushtetuten, Vendimin dhe Rregulloren e tij, duke perfshire edhe mos shqyrtimin e vendimit ne Keshillin per Legjislacionin; mosgjetjen e nje mekanizmi te posacem ne zbatim te nenit 125/3 te Kushtetutes.

Kuvendi nxitoi, zevendesoi njerin nga gjykatesit, la tre te tjere ne detyre edhe pse iu ka mbaruar mandati, miratoi nje nga dekretet dhe ktheu pas 3 dekrete te tjera! Ne emer te kujt?

Kuvendi beri politike. Ai hoqi nga detyra vetem gjykatesin qe e kish sulmuar me heret politikisht. Vendimmarrja politike e Kuvendit po e ben Gjykaten gjithnje e me shume politike.

2. Kuvendi I Shqiperise vendosi te shqyrtoje me procedure te pershpejtuar Projektligjin e ardhur nga Qeveria “PER DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NE LIGJIN NR.8669, DATE 26.10.2000, “PER RREGJISTRIMIN E PERGJITHSHEM TE POPULLSISE DHE BANESAVE” TE NDRYSHUAR”.

Shqyrtimi I tij do te behet me date 5 korrik ne Komisionin e Ligjeve dhe ne date 7 Korrik ne Seance Plenare.

E verteta eshte se projektligji ka mberritur ne Kuvend ne daten 23.06.2011. Nje dite me pare, nje grupim civil, depozitoi ne Kuvend nje nisem te mbi 20 mije qytetareve qe kerkon ndryshime mbi te njejtin ligj.

Ne Kushtetuten e Shqiperise, Kreu IV “PROCESI LIGJVENES”, neni 81/1 thote:

“Te drejten per te propozuar ligje e ka Keshilli I Ministrave, cdo deputet, si dhe 20 mije zgjedhes”.

E drejta e propozimit te ligjit eshte nje e drejte kushtetuese dhe e garantuar. Por Kuvendi po e zhben ate per mbi 20 mije qytetare te Shqiperise. Kuvendi po krijon nje precedent te rrezikshem. Edhe me heret Kuvendi e ka zhbere kete te drejte per deputetet e opozites, ne me shume se nje here.

Kuvendi po I jep ekskluzivitet Qeverise se Sali Berishes ne ligjberje dhe kjo e dhunon rende Kushtetuten.

E gjitha, kur ligji I propozuar nga Qeveria, me shume, praktika qe I ka paraprire publikisht, ka shkatuar nje sensibilitet kombetar.

Behet fjale per te kryer nje rregistrim te popullsise duke kerkuar edhe vetdeklarimin e kombesise dhe fese.

Ligji aktual, NR.8669, DATE 26.10.2000, “PER RREGJISTRIMIN E PERGJITHSHEM TE POPULLSISE DHE BANESAVE” TE NDRYSHUAR”, ne nenin 8 “Te dhenat e mbledhura”, thote:

“Te dhenat e mbledhura gjate rregjistrimit ndahen ne dy kategori:

a) Te dhena individuale, identifikuese te personave qe jane: emri, atesia, mbiemri, adresa dhe identifikuesit topografike.

b) Te dhenat strukturore per karakteristikat e ndertesave, te banesave, grupeve te personave qe jetojne se bashku, si dhe te individeve, te kerkuara per qellime vetem statistikore, ne perputhje me udhezimet nderkombetare”.

Keto percaktime ligjore nuk ndryshojne. Por praktika publike e Qeverise ka tejkaluar ligjin, duke na udhehequr ne nje proces antikombetar e te rrezikshem.

3.Kuvendi do te shqyrtoje ne Seance Plenare ne daten 7 Korrik projektligjin “PER NDERTIMIN E KOMPLEKSIT TE RI PARLAMENTAR TE KUVENDIT TE SHQIPERISE”.

Eshte nje projektligj I hartuar nga Kryetari I Kuvendit Jozefina Topalli. Projektligji kerkon t’i jape legjitimitet aktit te shembjes se Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori, njohur ndryshe si “Piramida”, nje godine historike ne qender te kryeqytetit. Njeheresh, kerkon t’i jape legjitimitet dhunes mbi grupin mediatik me te madh e me te ndjekur ne vend, “Top MEDIA”. Me tej akoma, kerkon te legjitimoje ndertimin e nje godine te re te Kuvendit te Shqiperise, pas nje projekti tejet te shtrenjte ne kushte te nje krize te rende financiare.

Projektligji I zonjes Topalli kerkon te legjitimoje njeheresh dhe praktiken e shpenzimeve pa kufi, pra ndertimin me “fature te hapur” te veprave publike. E dini c’eshte? Skema financiare e nderdimit te rruges tashme 1.2 miliarde dollareshe Rreshen- Kalimash.

Pra projektligji nuk ka fature financiare, nuk ka fond limit, madje per te ndertuar kete veper publike tejet te shtrenjte, nuk do te kete asnje gare!!! Keshtu thuhet ne ligj.

E ndersa ndodh kjo, eshte shenuar edhe nje akt tjeter I paprecedent. Nje deputet I Kuvendit te Shqiperise eshte legjitimuar nga Kryetarja Topalli te negocioje marrjen e nje borxhi sa vlera e hamendesuar per ndertimin e Kuvendit te ri. Ne Arabi. Pra as ministria e Financave, por nje deputet I Kuvendit, nen hizmen me pashe te zonjes Topalli!!!

4. Kuvendi do te shqyrtoje ne Séance Plenare ne daten 7 Korrik projektligjin “PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 10168, DATE 22.10.2009 “PER PERCAKTIMIN E FORMESDHE TE FORMULES SE PRIVATIZIMIT TE INSIG SHA”.

Projektligji eshte I dyti ne nje rradhe dy javore, mu ne mes te nje fushate te madhe te shpronesimit te shqiptareve. Qeveria e quan “privatizimi I gjithckaje”. Ne fakt eshte edhe “shitje me cdo cmim”.

Ne ligjin aktual, NR. 10168, DATE 22.10.2009 “PER PERCAKTIMIN E FORMES DHE FORMULES SE PRIVATIZIMIT TE

INSIG SHA”, ne nenin 4/1 “Vleresimi I cmimit dhe perzgjedhja e vleresuesit”, thuhet:

1. Vlera e te drejtave, qe lidhen me aksionet e shtetit ne INSIG, sha-ne, me te cilen do te fillojne negociatat per shitjen, eshte vlera e miratuar me vendimin nr.1578, date 4.12.2008 te Keshillit te Ministrave “Per miratimin e vleres se te drejtave, qe lidhen me aksionet e shtetit ne INSIG, sha-ne me te cilen do te fillojne negociatat per shitjen e tyre”.

Ne vendimin nr.1578, date 4.12.2008 te Keshillit te Ministrave “Per miratimin e vleres se te drejtave, qe lidhen me aksionet e shtetit ne INSIG, sha-ne me te cilen do te fillojne negociatat per shitjen e tyre”, thuhet:

“Keshilli I Ministrave vendosi:

1. Miratimin e vleres se aksioneve te shtetit ne INSIG, sha., sipas raportit te hartuar nga vleresuaesi nderkombetar KPMG.

2. Vlera mesatare, e percaktuar nga vleresuesi nderkombetar, me te cilen do te filloje negociatat per shitjen e te drejtave te shtetit ne aksionet e INSIG, sha-se, te jete vlera me e ulet”.

Ligji I ri qe do te diskutohet ne Kuvend I fshin keto nene. Me shume, heq fare konceptin e cmimit minimal. Sipas Qeverise, tani, cmimi minimal I caktuar po prej saj eshte I paarritshem.

Projektligji legjitimon nje Koncept te ri, te shprehur gjeresisht nga Sali Berisha se fundi, ate te shitjes se cdo prone publike me cdo cmim.

5. Qeveria njoftoi se ka nenshkruar marreveshjen per dhenien me koncesion te Portit te Konteinereve kompanise turke Kurum.

Njoftimi ishte I befte, detajet e marreveshjes nuk u bene publike edhe pse behet fjale per nje pasuri publike.

Madje edhe per praktiken e ndjekur nuk ka te dhena publike dhe kjo ka bere qe te kete shume dyshime.

Duke kerkuar, mesova se praktika ka nisur ne vjeshte te vitit 2010, kur Autoriteti Portual Durres ka hyre ne marredhenie me Kantierin Detar te kontrolluar nga Kurum per te marre 5000 m2 siperfaqe, gjendur brenda rrethimit te prones se kompanise. Me tej, per pretendime te te njejtit autoritet per te shtrire sheshin e trageteve edhe me ne drejtim te kantierit te Kurum, por pa kosto. Pastaj per nje njoftim tenderi per dhenien me koncesion te portit te konteinereve. Pastaj asgje. Ne fund thjesht kontrata.

Gazetat turke shkruanin per nje “allishverish perfekt”. E gjitha ngjan me nje pazar otoman por kurre me praktike transparente.

6. Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi marrë garancinë dhe lejen nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë në Shqipëri për koncesionet dhe kërkimet në 6 prej minierave në zonën e Mirditës në minerale, kryesisht zink dhe ar.

Janë zonat e Tuc, Qaf Bari, Paluca, Fushë Arrës, Gurthi-Koshaj, Letitna, ku do fokusohen kërkimet, të njohura dhe si zona historike për minerale, për depozitat që kanë apo pasuritë që përmbajnë”.

Ky eshte njoftim publik i kompanise kanadeze “Tirex Resources”.

Ne Shqiperi, nga Qeveria, Ministria e Ekonomise, Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, nuk ka asnje njoftim publik. Nuk ka asnje njoftim as per nisje te praktikes dhe as per nenshkrim te marreveshjes.

Behet fjale serish per pasuri publike, tani per arin.

7.Kuvendi i Shqiperise do te qendroje i hapur ne pritje te ndryshimeve te lajmeruara ne ligjin “PER BUXHETIN E SHTETIT 2011”.

Ka nje sere te dhenash te drejtperdrejta qe deshmojne se Buxheti eshte ne krize: Nuk ka para!

Numrat alarmojne per nje shthurje te plote fiskale. Nderkohe eshte konfirmuar tashme deshtimi i modelit ekonomik te Sali Berishes, mbi te gjitha i “takses se sheshte”!

Nje mison urgjent i FMN deshmoi per rreziqe te medha nxitur prej deshtimeve dhe rekomandoi masa te rrepta qe rikthejne disiplinen fiskale menjehere. Duke nisur nga ndryshimet ne ligjin “PER BUXHETIN E SHTETIT 2011”. Per fat te keq, FMN nuk ka me partner ne Shqiperi, njesoj si ne vitin 1996!

Qeveria u pozicionua qarte ne rrugen e saj. Qeveria doli duarsh ne 5 muajt e pare te vitit, ndersa tani dha prova te qarta se nuk do te zbatoje rekomandimet e shpetuese te FMN. Sali Berisha tha se do mendoje per popullin por nuk tha se perse barren fiskale e ka hequr nga korporatat dhe e ka hedhur tamam mbi popullin.

Mbi te gjitha Qeveria nuk ka plan te dale nga kriza.

Rreziqet prej kesaj po shtohen nderkohe qe nje vale shpronesimi po krijon kushte per nje rrenim edhe me te madh prej korrupsionit qe udheheq procesin e shitjes se pasurise publike.

****

Ndjeva pergjegjesi t’i rendis te gjitha.

Jane shqetesuese tani por do te jene shqetsim edhe me i madh te ardhmen e afert.

Mendova t’i ndaj me ju, publikisht, per t’i bere pjese te shqetesimit edhe te shume shqiptareve si ne. Nuk shoh aleate te tjere sot, vec tyre. Nderkohe qe kostoja e gjithe sa po ndodh do shperndahet mes nesh, per shume kohe nese nuk e ndalim kete rrenim.

Ne po heshtim dhe kjo nuk eshte zgjidhje.

Dje, nga Partia Socialiste degjova nje deklarate te sterbere muajin e fundit. Duket sikur qarkullon dite pas dite i njejti tekst por ne foles te ndryshem.

Ne nuk duhet te bejme kete! Nuk vlen me!

Ne duhet te marrim pergjegjesine qe na dhane shqiptaret me vote me 8 maj. Ne duhet te veprojme. Kudo!

- Kultura e paligjshmerise po rrenjoset aq sa po kthehet ne menyre jetese. Ajo buron nga Kuvendi, ne cdo institucion, deri ne njerez cfaredo. Ne duhet ta luftojme atje. Ne po mungojme ne Kuvend dhe po e ndihmojme Kryetarin e tij te zhbeje Gjykaten Kushtetuese, te rithemeloje trupen gjyqesore te saj mbi kritere thellesisht politike te njeres ane, te nxjerre Gjykaten krejtesisht nga rruga e Kushtetutes per ta vene ne sherbim te kasolles politike te saj. Njesoj si me cdo institucion tjeter kushtetues te rene tashme e qe na bind se premtimi kushtetues i “ndarjes se pushteteve” eshte rrezuar. Ajo qe ndodhi ne Kuvend e Gjykaten Kushtetuese javen qe shkoi deshmon kete. Ne duhet ta ndalim!

- Ne jemi ne mes te nje beteje per te rikthyer nje prej premtimeve baze te Kushtetutes sone, “zgjedhjet e lira, te barabarta...” si elementi themelor i nje qeverisje legjitime. Po luftojme per te, te bindur se edhe ai eshte rrezuar. Por ndersa po bejme kete, Kuvendi ku ne mungojme, fizikisht dhe politikisht, po rrezon nje tjeter premtim kushtetues: ““Te drejten per te propozuar ligje e ka Keshilli I Ministrave, cdo deputet, si dhe 20 mije zgjedhes”. Ky eshte nje precedent tejet I rrezikshem qe I heq shqiptareve te zakonshem nje te drejte themelore. Ndodh, kur disa dhjetera mijera prej tyre kane vendosur t’i qendrojne perballe Qeverise se Sali Berishes,ne nje sipermarrje te rrezikshme per sovranitetin e ketij vendi. Ne kemi heshtur deri tani kurse Qeveria po I vendos me ligj cmim shitjes se kombesise: 100 mije leke per cdo rast! Ky eshte kulmi! Ne u vonuam ne rastin kur kjo Qeveri e cenoi rende integritetin e sovranitetin e Shqiperise sone por ia dolem te mbrojme e fitojme per nje ceshtje te drejte e qe I ktheu Jugut te Shqiperise territorin historik, leshuar ne leter e vulosur nga Sali Berisha! Nuk e di pse e kemi fshehur krenarine per kete por ndjej qe ne duhet ta ribejme kete beteje! Perballe tyre, ne Kuvende ne cdo shesh, tani.

- Cdo dite, secili prej nesh ka para tij si sfide agresioni ndaj cdo vlere historike te shoqerise sone. Nisin si beteja te vogla qe shpesh duan te terheqin mendjen e shqiptareve te zakonshem nga ceshtje te medha por korrupsioni I shtyn me pas deri ne fund. Ceshtja e shembjes se “Piramides” eshte tipike e tille dhe po shkon deri ne fund. Po shkaterron nje prej vlerave historike por po konsumon dhe nje afere te madhe korrupsioni. Mendojeni: ndertimi I Kuvendit te ri nuk ka vlere finale-kosto perfundimtare; ligjerohet ndertimi me kosto te ngjashme ne vende te BE por te papercaktuar; per cmimin nuk do te kete gare per te marre me te ultin!! Nje kosto e perfolur ne korridoret e Kuvendit arrin ne 110 milion euro per 140 deputete! Ose 785 mije euro per nje deputet! Ky eshte abuzim me parate e shqiptareve ose nje tjeter borxh I rende mbi kurrizin e tyre. Ne duhet ta ndalim, ne Kuvend, ne cdo shesh, tani.

- Fushata e shpronesimit te shqiptareve nga cdo pasuri publike po fiton dimensionin e ri. Cdo barriere qe e ndalonte deri me sot Sali Berishes te shpronesonte e shiste me te lire pasurite publike po bie. Rasti I kompanise INSIG eshte shembulli se si korrupsioni zhben cdo kompani te mire, largon cdo investitor serioz te huaj, ne fund-shet me cdo cmim edhe nen ate minimal tek klientet politike te Qeverise. Eshte e qarte se tani, INSIG ka humbur treg dhe vlere, por ai eshte simboli I asaj qe po ndodh me fushaten e Sali Berishes “privatizim I gjithckaje”. Ne “bllokun e tmerrshem”, ne rradhe, jane nje mori kompanish publike qe sherbejne apo garantojne kufij jetike ne cmimet e sherbimeve publike. Ato duhen mbrojtur! Qeveria duhet ndalur! Bleresit politike duhen garantuar se nuk do gezojne dot asnje kompani te blere politikisht ne rruge te qarta korruptive si keto. Shqiptaret duhen siguruar se cdo gje do te kthehet ne ligjshmeri, si prone publike e sherbim publik, ne rastin me te pare, pa ricikluar gjithe prapesine e praktikave korruptive te zyrtareve administrues e te mandatareve perfitues. Kjo beteje duhet bere tani, ne Kuvend e ne cdo shesh, ne mbrojtje te cdo aseti publik qe po vidhet.

- Me nje grup kolegesh ne PS, per muaj te tere, thuajse cmontuam skemen me te madhe te perfitimeve korruptive permes praktikave koncesionare te ndermara nga Qeveria e Sali Berishes. Tronditem sistemin! Por me te heshtur ne, sistemi u ringjall. Deshmite jane shume e tani perfshijne gjithe listen e pasurive natyrore. Me pare kromi, me pas nafta, tani ari-floriri sic I thone ndryshe. Pa transparence, madje fshehur Kuvendit. Ne skema gjithfaresh te lobuara e diktuara si marreveshje nga batakcinj gjthfaresh. Shqiperia po plackitet mbi e nen toke, ne veri e ne jug. Nje takem politikanesh me pergjegjesi administrimi, firme e vule po pasurohen, vit pas viti. Por shumica e shqiptareve te zakonshem qe jetojne perdite mu e me keto pasuri po varferohen frikshem. Duhet te ndalim plackitjen e cdo pasurie shqiptare. Eshte e jona, duhet te mekembe kete vend e keta njerez. Kjo beteje duhet bere tani, ne Kuvend e cdo shesh, per te mbrojtur cdo pasuri.

- Pas kaq kohesh e kemi edhe me te qarte se Sali Berisha deshtoi me modelin e tij ekonomik. Sic thote me ne fund Guvernatori I Qeverise: nuk mund te mbeshtesim rritjen ekonomike ne borxhe! Kam frike se eshte vone, aq vone sa ne 1996-ten qe kemi jetuar te gjithe bashke. Edhe ate kohe u vonuam te flisnim, nderkohe qe po I njejti Sali rrenoi ekonomine edhe ne cdo familje. Po ecim ne vijen imagjinare te shembullit edhe kur Sali Berisha refuzon te degjoje e zbatoje kuren e FMN! FMN po kerkon partnere, Berishen e humbi. Ne duhet te jemi te tille.Te ndertojme nje plan, te disiplinimit fiskal dhe kontrollit mbi borxhet, ta imponojme me cdo kusht. Ta ndertojme me shqiptaret, ata qe punojne e ata qe nuk e kane nje pune. Por qe kane te rende barren e taksave qe Sali Berisha ua hoqi korporatave apo shoqerise se bankstereve e ua vendosi duke qeshur ne faturen e cdo familjeje. Duhet t’i clirojme tani, me vendosmeri, ndershmeri dhe pa dilemat e interesave te biznesit afer nesh.

Vendi eshte ne rrezik!

Heshtja nuk eshte zgjidhje!

Heshtja behet faj por nuk behet flori! Te pakten, per ne jo!

a.k/NOA

KOMENTE