Karakas, 29 qershor 2011 NOA- Qeveria e Venezuelës ka ndërprerë planet për mbajtjen e një samiti mes lidërve të vendeve latino – amerikane në datat 5 – 6 korrik. Shkak për këtë është bërë përkeqesimi i presidentit të vendit Hugo Chavez, i cili prej kohësh po vuan nga një sëmundje e rëndë. Burimet zyrtare qeveritare konfirmuan lajmin lidhur me samitin, i cili pritej të mbahej në ishullin Margerita.
a.q/NOA