Nju Jork, 29 qershor 2011, NOA – Christine Lagarde është zgjedhur si Drejtoresha e re e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Vendimin e mori mbrëmë bordi ekzekutiv i FMN-së i përbërë nga 24 anëtarë.
Francezja Langarde, aktualisht ministre e Financave e Francës do të marrë detyrën e re në 5 korrik.
Christine Lagarde do të jetë e para grua që udhëheq institucionin e FMN-së qëkur ai u krijua në vitin 1944.
Langarde përballet sot me problemet e krizës globale financiare.
Ajo i zë vendin e shefit të FMN-së ish-drejtorit Dominique Strauss-Kahn, që dha dorëheqjen në 18 maj, pas akuzave për dhunë seksuale ndaj një punëtoreje të hotelit.
mit/NOA