Londër, 29 Qershor NOA – Në qoftë se jashtëtokësorët ekzistojnë, atëherë janë duke u përpjekur të afrohen sa më shumë dhe të shfaqen më shpesh tek njerëzit.
Në Youtube është postuar një video, e cila dokumenton kalimin e disqeve UFO në qytet, pikërisht në afërsi të një selie të BBC.
Imazhet e filmuara nga një kalimtar, tregojnë një disk “nënë” me dy të tjera më të vogla që e ndjekin nga pas në një formacion trekëndor.
Më pas në qiell shfaqet një disk tjetër më i madh dhe i shndritshëm që bën lëvizje më të ngadalta dhe më pas largohet.
Video e postuar nga një Alymc01, është xhiruar nga Ellas Virgo që është një qytetar australian.
Megjithatë ka dyshime të shumta pasi dhe një tjetër video e postuar nga Alym01 është realizuar në një laborator të efekteve speciale.
r.b/NOA