Francë, 29 qershor 2011 NOA- Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” pohon se Franca po ndihmon me armë luftën në Libi.
Burimet zyrtare thanë për “Le Figaro” se ushtria franceze me anë të parashutave, i ka hedhur armatim kryengritësve të Libisë, që po luftojnë kundër forcave të Muamer Gadafit.
Ky është rasti i parë që një vend anëtar i NATO-s pranon publikisht se ka armatosur luftëtarët kryengritës.
Koloneli francez, Tierri Burkhard, tha se hedhja e parashutave me armë u bë këtë muaj në pjesën perëndimore të Libisë.
a.q/NOA