English

Ja emrat e vrasësve të dyshuar të Nadienit në ish-Bllok

Tiranë, 29 Qershor 2011 NOA – Zbardhen emrat e personave të arrestua rsot nga policia e Tiranës si autorë të masakrës së ndodhur tek lokali “Baroque” në mjediset e ish-Bllokut në Tiranë.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë së lajmeve NOA se të arrestuarit janë Bledar Haka dhe Maringlen Haka, djem xhaxhallarësh mes tyre, me banim në Burrel.

Të njëjtat burime i thanë agjencisë NOA se është dhe një i tretë i shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë Tiranë por nuk dhanë detaje të tjera.

Nga hetimet dhe deklarimet e para pas arrestimeve të sotme, zbardhet se krimi ku gjeti vdekjen Nadien Zeneli dhe u plagosën dy djem të tjerë, ka ardhur pas një konflikti të zgjatur për çështje pronash në Burrel.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 13 qershorit 2011 në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut policia e kryeqytetit.

Përpara lokal Baroque, është vrarë me armë zjarri pistoletë Nadien Zeneli, 32 vjeç, lindur në Ternovë Dibër e banues në Fushë Krujë.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur Tafë Mandri, 23 vjeç, lindur në Shumat Dibër e banues në Paskuqan Tiranë si dhe Bledar Miho, 25 vjeç, lindur në Qafë Murre Dibër e banues në Tiranë, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri e tipit Pistoletë e markës Rossi, armë e cila u gjend në trupin e viktimës, si dhe disa gëzhoja në vendngjarje.

e.t/NOA

KOMENTE