Angli, 29 qershor 2011- Kate Moss i jep fund beqarisë. Top modelja britanike pritet të martohet të premten me këngëtarin e muzikës rock, Jamie Hince. Dasma do të zhvillohet në vilën e saj shumë të kushtueshme pranë qytetit të Lechlade. Sipas biznesmenëve vendas, festimet do të kushtojnë plot 500 mijë paund dhe tashmë gjithcka është gati për këtë eveniment. Punëtorët të cilët po merren me përgatitjet e fundit kanë folur për mediat, duke zbuluar disa sekrete, sipas të cilëve në dasmë do të jenë e ftuar top modelja Naomi Kambell, ylli i muzikës rock Iggi Pop, rrepisti Snopp Dogg, ndërsa veshja e Kates Moss do të jetë një dizenjim i stilistit Xhon Galiano. Ishte pikërisht Kate Moss ajo që ndryshoi imazhin e top modeleve në botë, duke bërë që stilistët të mos kërkonin më femra të tipit Ana Nikole Smith. Kate Moss u shndërrua në top modelen më të paguar që nga mesi i viteve 90-të.
a.q/NOA