Prishtinë, 29 qershor 2011, NOA- Ministri i Drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi ka sulmuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, në përgjigje të deklaratave të tij.
Ai iu kundërvu atij duke i thënë se nëse ka fakte për implikimin e qeverisë në afera të ndryshme le ti drejtohet gjykatës.
Gjithashtu, Kuçi e ka ftuar kreun e komunës së kryeqytetit në një debat televiziv, ku sipas tij mund të hapen të gjitha cështjet.
Më tej, ministri i Drejtësisë ka shtuar se qeveria e Kosovës i merr shumë seriozisht kritikat e bëra në raportet e organizatave ndërkombëtare.
a.y/NOA