Lampeduza, 29 qershor 2011, NOA- Pas një pushimi prej disa ditësh lidhur edhe me kushtet e këqija të detit, kanë rinisur sërish vrullshëm zbarkimet në ishullin e Lampeduzës në Itali.
Dy anije me më shumë se 500 emigrantë të mbërritur nga Libia, kanë mbërritur vetëm gjatë ditës së sotme në ishull.
Zbarkimi i parë ishte ai i anijes e cila mbante në bord 225 emigrantë, mes të cilëve 30 gra dhe 12 fëmijë, e cila hyri në portin e ishullit ndaj të gdhire.
Sipas rojës bregdetare, një tjetër zbarkim në këtë ishull ishte ai i anijes në të cilën qëndronin 328 emigrantë mes të cilëve 19 gra dhe 5 fëmijë të mitur.
a.y/NOA