Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- Në një nga momentet me kritik të marrëdhënieve mes mazhorancës dhe opozitës, dy prej eksponentëve të njohur të forcave kryesore kanë vendosur të thyejnë akullin.
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe Lulzim Basha, kandidatin e shpallur fitues i bashkisë së Tiranës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë takuar së bashku në një aktivitet të organizuar sot pasdite në Tiranë. Dy politikanët kanë qenë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre në këtë aktivitet arsimor.
Nano dhe Basha njihen për marrëdhëniet e tyre miqësore. Një vit më parë, Nano dhe Basha janë parë të drekojnë se bashku.
Edhe pse një takim miqësor, nga i cili nuk ka pasur mesazhe politike, në Partinë Socialiste nuk kanë munguar kritikat për “tradhti” të ish-kryetrarit.
Ndërsa duket se edhe takimi i fundit do të përdoret si një argument më shumë nga mbështetësit e Ramës për të siluruar ish-kreun e partisë, i cili prej vitesh ka marrëdhënie të ngrira më liderin aktual të selisë rozë.
e.t/NOA