English

Masakrohet 35-vjeçarja në hotel, arrestohet vrasësi

Pogradec, 29 qershor 2011, NOA Update – Vrasësi i 35-vjeçares në një hotel në të dalë të Pogradecit është arrestuar nga policia.

Ai është Halim Hykellari, rreth të 60-ve.

Hykellari, akuzohet për vrasjen e Mirela Spahiut, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar.

Sipas policisë ishte pastruesja e hotelit, e cila e gjeti gruan 35-vjeçare të masakruar në dhomën e hotelit.

Policia bën me dije se Mirela Spahiu është goditur për vdekje në kokë nga Halim Hykellari, me të cilin ajo kishte kaluar natën në hotel.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autori i krimit Halim Hykellari pas vrasjes së 35-vjeçares është larguar nga hoteli, por nuk ka mundur t’i shpëtojë për shumë policisë, e cila e ka prangosur në pak orë.

mit/NOA

KOMENTE