Pogradec, 29 qershor 2011, NOA – Një grua 35-vjeçare është gjetur e vrarë në një hotel në të dalë të qytetit të Pogradecit.
Viktima quhet Mirela Spahiu dhe ajo është goditur për vdekje nga një person rreth të 60-ave, i cili kishte kaluar natën me të në dhomën e hotelit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia bën me dije se viktima ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë.
Sipas policisë autori i krimit e ka përplasur viktimën tek koka e shtratit duke e lënë të vdekur në vend.
60-vjeçari autor i krimit është larguar më pas nga hoteli për të humbur gjurmët.
Policia nuk bën me dije identitetin e autorit, por informon se ai njihej me nofkën Lipo. Viktima dyshohet të jetë nga fshati Dunica i Pogradecit, ndërsa autori i krimit nga fshati Gështenjas.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit.
Ngjarja e rëndë shënon një tjetër krim ndaj grave në vend.
mit/NOA