Tiranë, 29 qershor 2011 NOA- 48 mjë maturantë në të gjithë Shqipërinë do t’i nënshtrohen të enjten sfidës së fundit të maturës shtetërore, provimeve me zgjedhje.
Sipas burimeve zyrtare pranë ministrisë së arsimit, nesër në orën 10.00 në të gjitha shkollat e mesme të vendit, maturantët do t’i përgjigjen kërkesave në testin e fundit të provimeve.
Maturantët do të japin 2 lëndë sipas preferencave që kanë dhënë në formularin A1. Çdo test do të përmbajë 20 pyetje, 10 me zhvillim dhe 10 me alternativë.
2 javë më parë maturantët dhanë provimin e matematikës.
Nëse maturantët kanë kanë kaluar në 2 provimet e detyruara dhe marrin notën 5 ose mbi 5 në provimin me zgjedhje do të përfitojnë për herë të parë diplomën e maturës. Në të kundërt duhet të presin një vitë për ti ridhënë provimet e mbetura.
a.q/NOA