Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe të shpërndarjes së dokumenteve të identitetit nuk do të jenë të hapura për shërbim ndaj qytetarëve ditën e premte, më datë 1 korrik 2011.
Në një njoftim të kësaj ministrie sqarohet se të premten dhe në fundjavë kompania “Aleat” do të kryejë procesin e inventarizimit të sistemit dhe zyrat e saj do të rifillojnë shërbimin për qytetarët ditën e hënë, datë 4 korrik 2011.
a.y/NOA