Uashington, 29 qershor 2011 NOA- “Gedafi i ka ditët të numëruara”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barak Obama, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
"Gedafi duhet të ikë. Jemi përfshirë në operacionet në Libi për të mos lejuar një masakër dhe dalja nga skena e Gedafit është garancia kryesore për të arritur këtë objektiv”, ka shtuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
a.q/NOA