English

Pasqyra e shtypit, 29 qershor 2011

Tiranë, 29 qershor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 29 qershor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Tirana në Kolegj për herë të fundit”. Të tjerë tituj të gazetës veçojmë: “Prokuroria heton në QKR për pronat e mikut të Mubarakut”; “Regjistrimi i popullsisë, sigurohen me vështirësi 71 votat e kërkuara”; si dhe rrëfimi i shkrimtarit, “Selman Ruzhdi: Shpesh dobësitë pika jonë e fortë”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor në faqen e parë: “Nga 1 korriku, Bode propozon 4-7 përqind rritje për pensionet”. Argumente të tjerë të gazetës janë: “KQZ refuzon kërkesën e PS për Tiranën, gati padia në Kolegj për pavlefshmëri të zgjedhjeve” si dhe “Tatimet, 50 milion dollarë më shumë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Filmimet zbulojnë futjen e duarve pas mbylljes së kutive”. Argument tjetër i gazetës “Qeveria ul fondin për pagat e pensionet”; “Kuvendi ngre komision për të përfshirë legjistlaturat nga viti ’45-’90.

Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Braçe letër Ramës: Heshtja e PS-së faj”. Më tej gjeni titujt: “Shkodrania ekzekuton kosovarin në kazino”; Summer pages, “Edvin Shvarc: Në hijen e babait të njohur”; “Foto superseksi të Tunës”; apo “Rezarta Shkurta bën tatuazh emrin e bashkëshortit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Kërkesë e paligjshme për Tiranën, KQZ rrëzon PS”. Tituj të tjerë veçojmë: “Manjani, Edi Ramës: Humbja nuk është fatkeqësi natyrore që t’i bëjë zgjedhjet të pavlefshme”; “Dogana: Greva greke paralizon Kapshticën”; “Durrës, konstituohet këshilli, socialisti rreh këshilltarin”; si dhe në faqet Summer times gjeni: “Marrëdhënie, kush është numri 1 në lidhje femra apo mashkulli”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE