English

Pushimet në Vlorë kthehen në tragjedi për çiftin italian, humb jetën bashkëshorti

Vlorë, 29 qershor 2011, NOA- Një shtetas italian ka mbërritur gjatë natës së kaluar në spitalin e Vlorës i pajetë.

Sipas policisë mësohet se viktima është Carlo Capeli i moshës 70 vjeçare, i cili së bashku me të shoqen Ornela Xufi 69 vjeç, kishte mbërritur në këtë qytet për pushime.

Sipas hetimeve të kryera nga blutë e qytetit ka rezultuar se viktima ndodhej në Vlorë për pushime dhe se të dy bashkëshortët ishin akomoduar në një hotel në zonën e Skelës.

Sakaq edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore është vërtetuar se ndaj të moshuarit nuk ka pasur asnjë shenjë dhune apo shenja të tjera dyshimi, por vdekja e tij është shkaktuar nga një infarkt, i cili ka rezultuar fatal për 70 vjeçarin Capeli.

a.y/NOA

KOMENTE