English

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, pa veriun 1 734 000 banorë

Prishtinë, 29 qershor 2011, NOA- Enti i Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se numri i popullsisë në 34 komuna të vendit kap shifrën e 1.733.872 banorë.

Nga ky regjistrim përjashtohen Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe pjesa veriore e Mitrovicës.

Ndonëse veriu i Kosovës mbetet problem për procesin e regjistrimit të banorëve, për pjesën tjetër të vendit kjo shifër ka dalë nga procesi i kryer gjatë muajit prill.

Sakaq në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë numri i popullsisë kap shifrën e 198.214 banorë.

Këto të rezultate paraprake, u publikuan në takimin e sotëm që Enti i Statistikave zhvilloi me gazetarët, ndërsa theksoi se rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj- qershor.

Mësohet se regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, është mbajtur në vitin 1981 dhe nga ky regjistrim Kosova kishte një popullsi prej 1,584,440 banorësh.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Viki Visari21:10 - 01 Korrik 2011
    hajde rren hajde tash veriun e ban hashimi me 300 mi banor edhe po na dalin kysmet hiq ma pak se nja 600mi shkije bravo politikana
  • filan fisteku13:34 - 30 Qershor 2011
    paushall a po?