SHBA, 29 Qershor NOA - Gjykata e lartë në SHBA ka vendosur se shitja e video-lojërave, edhe të atyre të dhunshme, mund të bëhet e lirshme, me pak fjalë me asnjë limit për minorenet.
Ky vendim i gjykatës së lartë, një prej të fundit gjatë pushimeve verore, thërret amendamentin e parë të kushtetutës, atë të lirisë për rrugën e lirë të të shprehurit.
Gjykata u shpreh në bazë të një ligji në fuqi në Kaliforni, ku ndalohej shitja e lojërave të dhunshme për minorët.
Bëhet fjalë për një vendim të shumëpritur, në të cilin Gjykata e Lartë në SHBA ka shfuqizuar ligjin që zbatohej në Kaliforni.
Bëhet fjalë për një normativë të vitit 2005 që ndalonte shitjen e lojërave të cilësuara tepër të dhunshme nga djemtë poshtë moshës 18 vjeçe.
Votimi ishte neto, 7 në favor 2 jo dhe kjo pasi një privim i tillë pengonte lirinë e shprehisë.
r.b/NOA