Kanada, 29 Qershor NOA - Duke qenë se vera tashmë ka ardhur, ekspertët gjithmonë përpiqen të jenë sa më të kujdesshëm në këshillat që japin për të evituar dëme ndaj shëndetit tonë.
Megjithatë duhet theksuar se dielli jo gjithmonë ndikon negativisht, pasi në bazë të një studimi të fundit të realizuar në Kanada e të publikuar në American Journal of Epidemiology, thuhet se të kalosh tre orë në diell gjatë ditës në rrezet solare mund të reduktojë rrezikun e kancerit në gji deri në 50%. Në lidhje me benefitet që vijë si rrjedhojë e rrezeve të diellit është folur dhe më parë dhe kjo për kurimin e sklerozës së shumëfishtë që vjen si rrjedhojë e diellit dhe vitaminave D që e luftojnë gjatë ekspozimit. Tani, studimi amerikano-verior, i fundit i një serie të gjatë duket të konfirmojë aftësinë e mirë që kanë rrezet, të cilat stimulojnë pikërisht prodhimtarinë e vitaminës D në lëkurë.
r.b/NOA