Dibër, 29 qershor 2011, NOA Update – Nga shpërthimi i ndodhur në një shtëpi në fshatin Kastriot të Dibrës kanë gjetur vdekjen e menjëhershme motër e vëlla, ndërsa është plagosur nëna e tyre.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në banesën e familjes Kurti.
Policia e Dibrës identifikoi viktimat që janë dy të rinjtë, Dorian Kurti 21 vjeç dhe Nexhmie Kurti 17 vjeç.
Nga shpërthimi ku mbetën të vdekur dy fëmijët u plagos rëndë edhe e ëma e tyre, e cila u dërgua në spitalin rajonal të Dibrës.
Policia dyshon se shpërthimi ishte aksidental.
Efektivët e policisë së Dibrës dyshojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi, por hedhin edhe dyshimin për shpërthimin e eksplozivit.
Ndërkohë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes, e në rast se vërtetohet pista e dytë atëherë do të hetohet edhe prejardhja e eksplozivit.
mit/NOA