Tiranë, 29 qershor 2011 NOA- Përfundon në pranga i dyshuari kryesor për vrasjen më 13 qershor pranë një lokali, në brendësi të zonës së ish Bllokut.
Policia dhe forcat e RENEA-s kanë bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit si autor kryesor të vrasjes së Nadien Zenelit, natën e 13 qershorit.
Sipas zëdhënëses së drejtorisë së policisë së qarkut të Tiranës, Alma Katragjini, operacioni për kapjen e të dyshuarit kryesor është finalizuar ndërsa është bërë e mundur arrestimi i Maringlen Hakës në qytetin e Fushë Krujës dhe njekohesisht është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij në kete ngjarje, shtetasi Bledar Haka.
Sipas policisë, pista kryesore e vrasjes se 32-vjecarit nga Dibra, mund të jetë për motive gjakmarrje.
a.q/NOA