English

Alarmi në Nju Meksiko, zjarret rrezikojnë laboratorin bërthamor

Nju Meksiko, 30 qershor 2011 NOA- Zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të mos lejuar që flakët të arrijnë në laboratorin kryesor të armëve bërthamore dhe komunitetin përreth Los Alamos në shtetin e Nju Meksikos. Zjarrëfikësit po djegin bimësinë në zonën perëndimore dhe jugore të laboratorit për të penguar zjarret e mëdha të afrohen deri aty.

Sipërfaqja e zjarrit ka arritur në 201 kilometra katrorë. Zyrtarët thonë se 13 shtëpi janë djegur plotësisht deri tani, ndërsa tre të tjera janë dëmtuar.

Qeveria ka dërguar një aeroplan të pajisur me monitorë radioaktivë mbi laboratorin dhe ka pezulluar eksperimentet shkencore për disa ditë.

Grupet kundër energjisë bërthamore kanë dhënë alarmin për disa mbetje bërthamore me gradë të ulët që ndodhen tre kilometra larg zjarrieve.

a.q/NOA

KOMENTE