English

Arrestohet në Belgjikë i kërkuari shqiptar, shpërndante drogë në shkollë

E enjte, 30 qershor 2011, NOA- Një 29 vjeçar nga Fushë- Arrëzi është arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia e Belgjikës, pasi kishte mundur ti fshihej drejtësisë për rreth 3 vjet.

Sipas policisë i ekstraduari mban identitetin Ervis (Fatjon) Mehmet Dunga, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës.

Arrestimi i tij u bë pasi Dunga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e kishte dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe largim i të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyruar”.

Mësohet se Ervis Dunga në bashkëpunim me Salo Kiptiun dhe Xhemal Ymerin, në mars të viti 2007 në afërsi të shkollës “Naim Frashëri”, janë ndaluar nga forcat e grupit të gatshëm, ku gjatë kontrollit personal i është bllokuar një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Arrestimi i tij nga policia Belge u bë me synim për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

a.y/NOA

KOMENTE