Bruksel, 30 Qershor 2011 NOA - Bashkimi Europian dhe UNICEF promovuan sot nismen e perbashket 2 vjecare, prej 1.65 milion euro per forcimin e shërbimeve publike me qellim identifikimin, monitorimin dhe adresimin e dhunes ndaj femijeve ne Shqiperi, Bosnje Hercegovine, Serbi dhe Turqi. Kjo do te arrihet nepermjet forcimit te partneritetit midis shoqerise civile dhe vendim-marresve.
“Ky projekt njeh nevojen per te siguruar nje mbrojtje me te mire per femijet nga dhuna ne familje dhe komunitet, dhune e cila shpesh kalon pa u vene re. Ky eshte nje shembull i mire bashkepunimi, midis organizatave nderkombetare dhe shoqerise civile si dhe rolit te madh qe luan EU ne rajon” shprehet z Stefan Fyle, Komisioner Europian per Politikat e Zgjerimit.
“Sherbimet publike duhet te kene nje rol ne mbeshtetjen dhe mbrojtjen e femijeve nga dhuna “ shprehet Steven Allen, Drejtori i UNICEF –it per Europen Juglindore.
“UNICEF do te vazhdoje te zhvilloje nje bashkepunim te ngushte midis shoqerise civile, politik- beresve dhe komunitetit per te mbeshtetur familjet dhe per te siguruar nje mjedis mbrojtes per femijet”.
Gjate periudhes 2011-2013, kater vendet e rajonit do te analizojne mangesite qe mund te jene prezente ne sistemin e sherbimeve publike ne lidhje me pergjegjshmerine dhe ndergjegjesimin ndaj ketij fenomeni. Duke e adresuar kete, ofruesit e sherbimeve qe jane ne kontakt me femijet, do te rrisin me tej njohurite dhe eksperiencen ne identifikimin e rasteve te dhunes ndaj femijeve dhe per rrjedhoje do te referoje rastet ne menyre me profesionale.
Rjetet kombetare te shoqerise civile dhe njesite e pavarura monitoruese si zyra e Avokatit te Popullit ose zyrat e Observimit te te drejtave te femijeve, do te angazhohen dhe trajnohen per t’u ndergjegjesuar, per te permiresuar mbledhjen, monitorinim dhe analizimin e te dhenave qe kontribuojne ne dialogun e politikave per dhunen ndaj femijeve.
Ndihma financiare eshte garantuar ne kuadrin e programit te IPA-s (2010), per shoqerine civile. Sic eshte theksuar edhe ne Strategjine e Zgjerimit dhe Sfidave 2010-2011, shoqeria civile ndihmon keto organizma te pavarur, te forcojne kapacitet dhe profesionalizmin e tyre, duke i lejuar keshtu qe te perfshihen ne komunikim me efektiv me aktoret publike dhe private si dhe per te monitoruar zhvillimet ne fusha si: zbatimi i ligjit dhe respektimin e te drejtave themelore. Granti financon inciativa ne nivel lokal, ne rrjetin rajonal dhe vizita te shkurtra pune ne BE.