Londër, 30 Qershor NOA - Me George Clooney të rikthyer sërish beqar në Mbretërinë e Bashkuar janë çmendur bastet e shumta: kush do të jetë e fejuara e radhës e aktorit hollivudian?
Sipas William Hill, agjencisë së bookmakers-ve britanikë, favorizohet aktorja e famshme Sandra Bullock, e cila shihet si kandidatja kryesore për të marrë vendin e Elisabetta Canalis dhe jepet në një raport 3 me 1 krahasuar me opsionet e tjera.
Është kthyer në një lojë të vërtetë, kjo pjesë e jetës së George Clooney, ku duhet thënë se gara vazhdon dhe mund të kemi surpriza nga më të ndryshme gjatë rrugës së saj.
r.b/NOA