English

Greva e rrallë, gratë presion qeverisë: Jo seks me burrat pa na shtruar rrugën

E enjte, 30 qershor 2011, NOA- Një grevë e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi, ku protagoniste janë qindra gra të një qyteti të cilit i mungojnë disa kilometra rrugë e asfaltuar.

Në qytetin Barbacos në jug të Kolumbisë, prej një jave qindra gra janë futur në grevën e “këmbëve të kryqëzuara”, e përkthyer si ndalim i marrëdhënieve seksuale me burrat dhe të fejuarit e tyre derisa qeveria të përfundojë asfaltimin e 57 kilometrave rrugë që bashkon bashkinë e tyre me atë të Junin.

a.y/NOA

KOMENTE